TRAJNOHU – CERTIFIKOHU dhe PUNËSOHU

Rreth neoFILMS

Shtëpia filmike neoFILMS është themeluar në vitin 2015 dhe që atëherë është angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh në fushën e 3D-së dhe animacionit.


Aktualisht, neoFILMS është duke zhvilluar dy filma të animuar Full CGI me metrazh të gjatë – ZHAK dhe MINIBEAST – të dy në gjuhën angleze dhe me marrëveshje për shpërndarje globale.


neoFILMS është pjesëmarrës aktiv në të gjitha festivalet e filmit me renome botërore.

Gjithashtu, neoFILMS është e specializuar në VFX dhe aktualisht punon në realizimin e efekteve vizuale për disa filma dhe kompani me renome botërore.


Punësimi juaj lidhet drejtpërdrejt me këta dy filma që janë në fazën e prodhimit, si dhe me projekte të tjera të rëndësishme.


Për më shumë informacion, mund të vizitoni lidhjet e mëposhtme:

neoFILMS shpall konkurs për trajnime, duke ofruar mundësi për punësim:

Trajnimet zgjasin gjashtë muaj dhe mbahen tri herë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten – nga ora 17:00 deri në 18:30. Trajnimet zhvillohen në zyrat e neoFILMS në Prishtinë.


Çmimi i trajnimit është 200 euro në muaj.


Planprogrami i trajnimeve përfshin një gamë të gjerë njohurish dhe aftësish në fushën e 3D-së, me fokus në softuerët kryesorë si:

  • Autodesk Maya
  • Z-Brush
  • Substance Painter
  • Advanced Skeleton
  • Arnold Rendering

 

Lëmitë e mbuluara gjatë trajnimeve janë:

  • Modelimi– zhvillimi i aftësive për krijimin e modeleve të detajuara dhe komplekse
  • UV Mapping– teknikat për të krijuar dhe modifikuar hartat UV për teksturim të saktë
  • Texturing– procesi i aplikimit të teksturave për të dhënë një pamje realiste modeleve
  • Rigging– krijimi i skeleteve dhe lidhjeve për animacion të saktë dhe efektiv
  • Animation– teknikat për animimin e objekteve dhe karaktereve 3D
  • Lighting– vendosja dhe rregullimi i dritave për të krijuar atmosferë dhe realizëm
  • Rendering– procesi i finalizimit të imazheve dhe animacioneve me cilësi të lartë
  • Postproduksioni– teknikat për përpunimin dhe përmirësimin e imazheve dhe animacioneve të përfunduara

Për të aplikuar, kërkohen disa karakteristika:

  • Entuziazëm dhe pasion për 3D, animacionin dhe video produksionin
  • Motivim dhe përkushtim për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë në këtë fushë
  • Interes i thellë për artin në përgjithësi dhe për filmin, animacionin dhe video produksionin

Përparësi kanë studiuesit në fushat e artit.


Numri i të pranuarve është i kufizuar.


Trajnimet fillojnë në maj, 2025.


Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: info@neofilms.pro me subjektin:
“Aplikim për trajnim 3D”


Ne ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij programi të jashtëzakonshëm dhe të nisni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në industrinë e 3D-së dhe animacionit.

neoFILMS 2024 © All rights reserved.