TRAJNOHU dhe PUNËSOHU

Mindera Training në bashkëpunim me Shtëpinë Filmike neoFILMS ofron një program  profesional të specializuar në Lighting dhe Compositing për 3D, i orientuar për të punësuar  kandidatet në projektet e ndryshme filmike të neoFILMS. 

neoFILMS, e themeluar në vitin 2015, është e fokusuar në animacion Full CGI dhe VFX për  projekte kinematike ndërkombëtare. Aktualisht po zhvillon dy filma të metrazhit të gjatë ZHAK dhe MINIBEAST, të dy me marrëveshje për shpërndarje globale.  
neoFILMS është pjesëmarrëse në festivalet më të rëndësishme të filmit në botë dhe e angazhuar në  projekte prestigjioze ndërkombëtare. 
Mindera Training në bashkëpunim me neoFILMS hap këtë trajnim falas për Lighting dhe  Compositing, me kusht punësimi.  
Trajnimi zgjat tre muaj, është falas dhe synon aftësimin profesional në ndriçim dhe përpunim të  imazhit final për film dhe animacion. 
 
SOFTWARE që përdoren në trajnim: 
  • Maya  
  • Blender  
  • Nuke 
 
ORARI I TRAJNIMIT 
  • Orar i plotë 09:00 deri 17:00  
  • Pesë ditë në javë 
 
ÇFARË MËSOHET NË TRAJNIM 
  • Parimet bazë të 3D-së, ndriçimit në 3D dhe Compositing  
  • Ndriçim profesional per skenat në 3D  
  • Vendosja e dritave dhe krijimi i atmosferës  
  • Ndriçimi për film, animacion dhe VFX  
  • Balancimi i ngjyrave dhe tonaliteteve  
  • Realizimi i ndriçimit fotorealistik  
  • Përgatitja e skenave për rendërim  
  • Praktika të avancuara në pipeline filmike  
  • Bazat e compositing në Nuke, layering, color corrections, integration dhe final look 
 
KRITERET PËR APLIKIM 
  • Pasion për 3D dhe film  
  • Motivim dhe përkushtim  
  • Vullnet për të mësuar në mënyrë intensive  
  • Interes për artin vizual  
  • Përparësi kanë kandidatë që vijne nga fushat e arteve 
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. 
 
Për të aplikuar: 
Dërgoni CV në info@neofilms.pro me subjektin  
Aplikim për trajnim në Lighting dhe Compositing 
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij programi dhe të nisni rrugëtimin tuaj drejt industrisë së filmit,  animacionit dhe efekteve vizuale.

neoFILMS 2025 © All rights reserved.